Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Pavioni i Pavarësisë
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin

Pavioni çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Të bëjnë përshtypje disa objekte si: aparati telegrafik i përdorur në atë kohë nga Qeveria e Vlorës (nëpërmjet këtij aparati është njoftuar opinioni brenda e jashtë Shqipërisë për Shpalljen e Mëvetësisë së Shqipërisë), një koleksion pullash postare, shkresa që bëjnë të ditur organizimin e ministrive të veçanta etj. Po këtu, janë të ekspozuara dhe një palë dylbi të patriotit Pandeli Cale.
Më tej, vizitori nëprmjet dokumentave dhe hartave ka mundësi të njihet me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 lidhur me kufijtë e Shqipërisë, me pazaret e Fuqive të Mëdha në dëm të tokave shqiptare, me qëndrimet e prera të përfaqësuesve të Qeverisë Kombëtare të Vlorës, si dhe me protestat popullore në mbarë vendin, për të kundërshtuar këto vendime.Kështu, vizitori mund të njohë faktin e hidhur të lënies jashtë kufijve shtetërorë të rreth 22 mijë km2 dhe gjysmës së popullsisë shqiptare.

Më tej, njëpërmjet një harte e dokumentave, jepen vendimet dhe denoncimi i Traktatit të fshehtë të Londrës në vitin 1915, që cungoi më tej territoret shqiptare.

Në një kënd të veçantë pasqyrohet Kongresi Kombëtar i Lushnjës, i mbajtur në fund të janarit 1920, i cili jo vetëm denoncoi vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha, por mori edhe masa me rëndësi jetike për fatet e kombit shqiptar. Me foto e dokumenta pasqyrohen tri vendimet historike të këtij Kongresi:


1) Riafirmimi i Pavarësisë së plotë të Shqipërisë (shpallur në 28 nëntor 1912),
2) u zgjodh Këshilli i Lartë, që përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar, dhe këshilli kombëtar me funksionet e parlamentit dhe

3) Kongresi zgjodhi qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina, qeveri e cila në 11 shkurt u vendos në Tiranë dhe që, prej kësaj dite u bë kryeqytet i Shqipërisë.

Zënë vend në këtë pavion dhe Lufta e Vlorës, qershor -shtator 1920 si dhe veprimtaria e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli, e cila zgjati vetem gjashtë muaj.
Periudha nga 1924 - 1939 nuk pasqyrohet e plotë në këtë pavion. Me ristrukturimin e përgjithshëm të MHK, do të zerë vendin e duhur shteti shqiptar në të gjitha aspektet, si dhe roli që ka luajtur mbreti Ahmet Zogu gjatë 15 viteve të sundimit të tij
Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


Renditja: Pavioni i Pavarësisë
« Qershor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri