Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Pavioni i Mesjetës
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin

Periudhës së Mesjetës i janë kushtuar dy salla, ku vizitorët kanë mundësi të njihen krahas zhvillimit ekonomik, social, politik e kulturor të shqiptarëve, që kanë ruajtur karakteristikat e tyre të veçanta, edhe me dokumenta dhe fakte që flasin për përballimin dhe qëndresën ndaj pushtimeve të huaja si bizantine, anzhuine, serbe, osmane.Në vitrina të ndryshme ka dëshmi të zhvillimit të bujqësisë në Kosovë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Delvinë e sidomos në Myzeqe, ku prodhohej grurë në sasira të mëdha për eksport; të tjera dëshmi flasin për zhvillimin e qyteteve që u bënë edhe qendra të prodhimeve artizanale e tregtare e ku priteshin monedha të principatave shqiptare dhe qarkullonin monedha të huaja si bizantine, veneciane, serbe, franceze. Një vend të veçantë zë ekspozimi i një numri të madh veprash arti e arkitekturore si kalaja e Beratit, Shkodrës, Prizrenit, Durrësit apo edhe e shumë kishave dhe kapiteleve.

Epoka Skënderbejane paraqitet figurativisht si dhe me koleksionin e librave në gjuhët evropiane (rreth 1000 libra, në 21 gjuhë), për ''Atletin e Krishtit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Zënë vend në këtë pavion edhe një koleksion ikonash të piktorëve të famshëm të mesjetës si Onufri (shek. XVI) dhe David Selenica (shek. XVIII). Në këtë pavion janë ekspozuar objekte origjinale, që lidhen me princërit shqiptarë, stemat e tyre, mbishkrimi i famshëm i Arbërit i shek. XII, Porta monumentale e Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan, me kryestemën e princit Karl Topia në shek. XIV.

I veçantë në llojin e vet dhe që flet për shpirtin krijues të shqiptarëve është Epitafi i Gllavenices i vitit 1373.Kjo vepër e rrallë e origjinale, është një pëlhurë kërpi, ku është qëndisur me ar figura e Krishtit të vdekur dhe figura të tjera engjëjsh, me simbole lulore dhe zbukurimore, nga dora e një artisti shqiptar, të quajtur Gjergj Arianiti. Duke vlerësuar këtë vepër, bizantologu francez Andrea Grabar ka thënë se Epitafi i Gllavenices është i dyti në llojin e vet, në rrafsh evropian për shek. XIV. Nuk mungon pasqyrimi i zhvillimit të qyteteve në gjysmën e dytë të shek. XVIII, krijimi i dy pashallëqeve të mëdha: në veri, ai i Bushatllinjve me qendër Shkodrën dhe në jug, ai i Ali Pashë Tepelenës, me qendër Janinën, si një përpjekje e klasës feudale vendase për bashkimin e territoreve në një shtet të vetëm.

Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


Renditja: Pavioni i Mesjtes
« Qershor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri