Document Actions
logo museo napolibeniculturali

Seksionet

   Perendia e lumi Vjose


Pavioni i lashtësisë
, objektet e paraqitura nisin që me Paleolitin e Vonë dhe mbarojnë me objekte që i përkasin Mesjetës së Hershme në shekujt IV-VII. Shquhen objektet e vendbanimit prehistorik të Maliqit, që përfaqëson lulëzimin neolitik që nga mesi i mijëvjeçarit IV, monedha argjendi dhe bronxi, të prera në emër të mbretërve ilirë Monun e Gent, të qendrave ilire të Shkodrës, Lezhës Amantias, si dhe skulpturat e shkollës apolloniate. Pavioni i Mesjetës pasqyron krahas zhvillimit ekonomik, social, politik e kulturor të shqiptarëve që kanë ruajtur karakteristikat e tyre të veçanta, dhe qëndresën ndaj pushtimeve të huaja si bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Pavioni i Rilindjes Kombëtare jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara në stenda dhe vitrina, vizitori ka mundësi të njohë nga afër prodhimet e mjeshtrave artizanë shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, Korçë etj.
Pavioni i Pavarësisë
, çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Më tej, vizitori nëpërmjet dokumentave dhe hartave ka mundësi të njihet me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 lidhur me kufijtë e Shqipërisë. Më tej, njëpërmjet një harte e dokumentave, jepen vendimet dhe denoncimi i Traktatit të fshehtë të Londrës në vitin 1915, që cungoi më tej territoret shqiptare.
Pavioni i Ikonografisë,
këtu vizitori njihet me

Tre Skenat
mjeshtrat e mëdhenj të ikonografisë shqiptare duke filluar me Onufrin, të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Selenicasin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin, vëllezërit Çetiri, Kostandin Jeremonaku e shumë autorë anonimë. Veçojmë këtu Onufrin, piktorin e shquar shqiptar, ikonografi i shekullit XVI, që ka realizuar vepra të një niveli të lartë cilësor dhe që ka ndikuar fuqishëm në zhvillimet e mëvonshme të artit pasbizantin në Shqipëri.
Pavioni i Etnokulturës, janë ekspozuar kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX- XX dhe janë në gjendje mjaft të mirë. Prejardhja është nga e gjithë Shqipëria: kostume tradicionale të Tiranës (burra e gra), të Zadrimës, të Korçës, të Gjirokastrës , Kukësit, Labërisë, Malësisë së Madhe. Një grup më vete përbëjnë 32 kostumet arbëreshe të shqiptarëve të Italisë. Në një kënd të veçantë janë ekspozuar enë të ndryshme prej alumini, bakri që vijnë nga shekujt e mëparshëm dhe që kanë qenë pjesë shoqëruese e jetës së përditshme të shqiptarëve.
Epitafi i GllavenicesPavioni i Luftës Antifashiste,
paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920 ), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit.
Rëndësi i kushtohet Luftës së Spanjës dhe vullnetarëve shqiptarë që morën pjesë në të. Për herë të parë, në këtë pavion zë vend edhe antifashizmi në Çamëri, organizimi i popullsisë së kësaj krahine në rezistencën antifashiste. Pavioni i Genocidit Komunist, është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1943 - 1992.Në një kënd të veçantë jepet goditja kundër klerit, fesë dhe institucioneve fetare, goditje kjo që u shoqërua me gjyqe, dënime apo eliminime fizike të klerikëve të ndryshëm. Në këtë pavion, krahas një qelie të improvizuar burgu, në vitrina mund të njihesh me një koleksion veglash e mjete torturash, të përdorura në kohën e diktaturës komuniste.

« Nëntor 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri